Zyrtare: Modriq rinovon kontratën me Real Madridin

Zyrtare: Modriq rinovon kontratën me Real Madridin

Sport July 17, 2024 - 15:10
Lajmet e fundit nga sporti

Luka Modriq ka rinovuar kontratën e tij me Real Madridin.

Lajmi është konfirmuar nga klubi përmes një komuniakte zyrtare në “X”, përcjell “Zëri”.

“Real Madrid C. F. dhe Luka Modriq kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e kapitenit tonë, i cili do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Ai ka fituar 26 tituj me Real Madridin, 6 Liga të Kmapionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa Spanjolle.

Modriq ka bërë 534 paraqitje për skuadrën madrilene, duke shënuar 39 gola dhe është ndërkombëtar me Kroacinë, me të cilën ka luajtur 178 ndeshje dhe mban rekordin e të gjitha kohërave për ndeshje ndërkombëtare. /Zëri