Lamine Yamal zgjedh numrin e ri të fanellës te Barcelona

Lamine Yamal zgjedh numrin e ri të fanellës te Barcelona

Sport July 17, 2024 - 15:03
Lajmet e fundit nga sporti

Talenti i madh spanjoll, Lamine Yamal, pritet ta marrë një numër të ri në fanellën e Barcelonës për sezonin 2024/25.

Lamine Yamal së fundmi është regjistruar në La Liga si lojtar i ekipit të parë të Barcelonës.

Parashikohej që anësori të merrte një numër të ri të ekipit të parë, duke zëvendësuar fanellën me numër 27 që ai kishte veshur sezonin e kaluar.

Shumë kishin menduar se ai mund të merrte nr. 10 ose nr. 17, që u lirua nga Marcos Alonso pas përfundimit të sezonit.

Megjithatë, sipas një lajmi ekskluziv nga mediumi Jijantes, Yamal ka zgjedhur numrin 19, të njëjtin numër që kishte veshur gjatë “Euro 2024” me Spanjën.

E vetmja pengesë është se numri 19 është ende i zënë nga sulmuesi brazilian, Vitor Roque.

Është e paqartë nëse braziliani do të zgjedhë një numër të ri ose do të kalojë në një klub tjetër sezonin e ardhshëm. /Telegrafi