Arrestohet në Belgjikë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Arrestohet në Belgjikë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Sport July 16, 2024 - 15:20

Është arrestuar në Belgjikë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit me prejardhje nga Kosova, Besar Nimani.

Njoftimi u bë përmes një komunikate të përbashkët të policisë dhe prokurorisë së Bielefeldit.

Prangosja e Huseyin Akkurt u bë të hënën, rreth orës 14:00, në Bruksel, në një aksion të përbashkët mes autoriteteve belge dhe gjermane.

Akkurt ishte shpallur në kërkim me anë të një urdhërarresti nga policia e Bielefeldit.

Derisa po vazhdojnë kërkimet edhe për të dyshuarin e dytë, Ayman Dawoud Kirit.

Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra në Bielefeld më 9 mars të këtij viti.

Ngjarja tragjike tronditi opinionin në Gjermani, Kosovë dhe më gjerë.