Anglia vendosi një rekord të padëshiruar në histori të “Euro 2024” me humbjen nga Spanja

Anglia vendosi një rekord të padëshiruar në histori të “Euro 2024” me humbjen nga Spanja

Sport July 15, 2024 - 08:12

Anglia ka vendosur një rekord të padëshiruar në Kampionatin Evropian kundër Spanjës.

“Tre Luanët” pësuan një disfatë zemërthyese teksa Mikel Oyarzabal shënoi golin e fitores në minutën e 86-të për të parë Spanjën të fitojë "Euro 2024" me një fitore 2-1 ndaj Anglisë.

Pritja e Anglisë për një trofe tani hyn në vitin e 60-të.

Pritja e Anglisë për të fituar një trofe të madh vazhdon, ndërsa lojtarët e Southgate tani janë bërë skuadra e parë në historinë e Euros që humbet dy finale radhazi.

Kjo pa dyshim se nuk është e mirëpritur për një kombëtare të madhe, pasi njihen edhe si “djepi i futbollit”.

Anglia kishte pësuar humbje në finale nga Italia në euro 2020, ndërsa tani edhe nga Furia e Kuqe në "Euro 2024".