Dusseldorfi mbushet kuqezi, tifozëve shqiptarë s’po u shihet fundi

Dusseldorfi mbushet kuqezi, tifozëve shqiptarë s’po u shihet fundi

Sport June 24, 2024 - 19:46

Rreth edhe një orë na ndan nga ndeshja Shqipëri - Spanjë në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Pak para fillimit të ndeshjes, tashmë tifozët e dy kombëtareve kanë filluar atmosferën në rrugët e Dusseldorfit ku do të zhvillohet edhe ndeshja.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Dusseldorfi po “frymon” shqip, pasi tifozët shqiptarë kanë “pushtuar” qytetin e Dusseldorfit, e që nuk po i shihet fundi. /Zëri

Pamje: