Dita e ndeshjeve në “Euro 2024”: Shqipëria luan ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spanjës

Dita e ndeshjeve në “Euro 2024”: Shqipëria luan ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spanjës

Sport June 24, 2024 - 08:20

Sot (e hënë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit ose të tretat në Grupin B të kampionatit evropian “Gjermani 2024”.

Pas ndeshjeve të fundit të Grupit A, tani radhën e ka për t’u mbyllur Grupi B, ku përveç Shqipërisë, luajnë edhe Spanja, Italia dhe Kroacia.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spanjës së kualifikuar tashmë.

Kuqezinjtë dhe “La Roja” do të ndeshen me fillim nga ora 21:00 në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.

Në ndeshjen tjetër të grupit, në të njëjtin orar do të luajnë Kroacia dhe Italia.