Kroaci – Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

Kroaci – Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

Sport June 18, 2024 - 10:00

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e kampionatit evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë.

Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni.

Image
Mehdi Rahmouni, Francois Letexier dhe Cyril Mugnier, gjyqtarët francezë që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kroaci – Shqipëri

Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Scharer.

Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it.