Al-Nassri në bisedime me yllin e Juventusit

Al-Nassri në bisedime me yllin e Juventusit

Sport June 09, 2024 - 19:39

Sipas raportimeve të fundit, skuadra e Al-Nassr ka nisur bisedimet për nënshkrimin e ish-portierit të Arsenalit, dhe aktualisht të Juventusit, Wojciech Szczesny.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi saudit ka nisur bisedimet me portierin polak.

Ai më tutje shton se klubi italian është i hapur ta shes atë, pasi tashmë veçse ka siguruar shërbimet portierit të Monzas, Michele Di Gregorio.

“Zonja e Vjetër” është afër t’i ofrojë një kontratë të re portierit të dytë, Mattia Perin, dhe kësisoji, dera është e hapur për Szczesnyn të largohet.

Szczesnyt i përfundon kontrata në vitin 2025, andaj një transferim gjatë kësaj vere do të kishte edhe logjikë financiare për klubin italian.

Gjatë kohës së tij në Turin, portieri polak ka fituar tri herë Serie A, tri herë Kupën e Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Gjatë kësaj periudhe, ai vazhdoi paraqitjet e tij për kombëtaren polake, me të cilën ka djersitur fanelën në 81 raste.

Szczesny është ftuar nga Polonia për “EURO 2024”, me kombëtaren polake që luan ndaj Holandës, Austrisë dhe Francës në fazën e grupeve.