“Trofe të vjedhur, gjyqtarë të paguar, drejtorë të dënuar…”, tifozët e Interit “godasin” Juventusin me transparent

“Trofe të vjedhur, gjyqtarë të paguar, drejtorë të dënuar…”, tifozët e Interit “godasin” Juventusin me transparent

Sport February 04, 2024 - 21:20

Tifozët e Interit kanë thumbuar Juventusin përpara fillimit të ndeshjes në stadiumin “Giuseppe Meazza” duke zbuluar disa pankarta me polemikat e Bianconerëve ndër vite.

Ndeshja që nisi në ora 20:45 po luhet në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Është një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin italian, pasi takimet mes Bianconerëve dhe Nerazzurrëve shpesh karakterizohen nga tensione dhe polemika.

Mbështetësit e Interit tronditën rivalët e tyre përpara fillimit duke zbuluar disa pankarta në Curva Nord, duke përmendur disa nga skandalet që përfshinin Juventusin ndër vite.

Tifozët e Interit shkruan: “Blerja e arbitrave”, “Provimet e falsifikuara”, “Drejtorët të dënuar”, “Fitimet e fryra kapitale”, “Ndalimi evropian”, “Bilanci i falsifikuar”, “Lojtarët me doping”, “Trofe të vjedhur”, Transferime të manipuluara” dhe “Tifozë të parespektuar”.

Natyrisht se ato janë pritur me vërshëllima nga tifozët mysafirë, që nuk pajtohen me këto fjalë. /Telegrafi