Man City, i interesuar për dyshen e Bayern Munichut

Man City, i interesuar për dyshen e Bayern Munichut

Sport February 04, 2024 - 18:46
Lajmet e Fundit nga Sporti

Manchester City raportohet se është i interesuar për dyshen e Bayern Munichut, Joshua Kimmichin dhe Jamal Musialan.

“The Athletic” ka raportuar se Pep Guardiola mund të ishte i etur për një ribashkim të mundshëm me Kimmichin me të cilin ai punoi gjatë qëndrimit të tij në klubin gjerman.

Image

Raporti shton se ndërsa një burim i afërt i Premierligës hodhi poshtë interesin për një transferim në janar, një lëvizje në verë mund të jetë një mundësi shumë e mire. Sa i përket Musialës, “The Athletic” sugjeron se City mund të përpiqet për t'i siguruar shërbimet e të riut vetëm nëse ai refuzon një zgjatje të kontratës me bavarezët.

Kimmichu shpesh është lidhur me një largim nga Bayerni për shkak të ekspertizës së tij si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor mbrojtës. Musiala shihet gjithashtu si një superyll i ardhshëm. /Zëri