Nuk iu bind urdhrit të gjykatës: Sulmuesi i Dukagjinit, Theophilus Solomon, arrestohet pak pa nisur ndeshja

Nuk iu bind urdhrit të gjykatës: Sulmuesi i Dukagjinit, Theophilus Solomon, arrestohet pak pa nisur ndeshja

Sport February 04, 2024 - 17:47
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sot para se të fillojë ndeshja mes Dukagjinit dhe Dinamos, në stadiumin “18 Qershori”, policia ka arrestuar sulmuesin nigerian , Theophilus Solomon.

Ish-lojtari i Gjilanit dhe Partizanit akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij sa ishte në Shqipëri.

Për këtë rast ai ishte arrestuar sa ishte në Gjilan, por që ishte liruar me kusht.

Futbollisti në fjalë e kishte për detyrë të lajmërohet në policinë e Kosovës për çdo tre muaj dhe ai këtë nuk e bëri, prandaj ishte në kërkim.

Sot pa nisur ndeshja ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, duke mos e lejuar ta zhvillojë ndeshjen.

Solomon është futbollist që ka bërë karrierë në shumë vende, duke luajtur për klube si Rijeka, Pomorac, Zadar, Sibenik, Istra, Partizan (Beograd), Omonia, Inter Zapresic, Újpest, Partizani (Tiranë), Qadsia, Ballkan dhe Gjilani. /Telegrafi/