Mësohen çerekfinalistët në Kupën e Kosovës: Tetë skuadra për të vetmin qëllim, ta fitojnë trofeun dhe ta sigurojnë daljen në Evropë

Mësohen çerekfinalistët në Kupën e Kosovës: Tetë skuadra për të vetmin qëllim, ta fitojnë trofeun dhe ta sigurojnë daljen në Evropë

Sport February 04, 2024 - 16:35
Lajmet e Fundit nga Sporti

Janë mësuar të gjitha tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Vëllaznimin, me rezultat 1-0, duke siguruar kalimin tutje.

Një gol për ta prerë biletën për çerekfinale i ka mjaftuar edhe Dukagjinit, që ka shënuar fitore përballë Dinamos në Klinë.

Drita ka fituar pa problem ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Rilindjes 1974, me rezultat 3-0.

Image

Ndërkohë, Llapi edhe pse kishte epërsi prej dy golash përmes Ahmed Januzit, nuk ka arritur ta menaxhojë atë dhe në fund ka pësuar humbje nga Trepça’89, pas vazhdimeve, me shifrat 4-3.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 2-2.

Image

Kësisoj në çerekfinale të kupës do të luajnë: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89. /Telegrafi/