Trepça ’89 eliminon Llapin pas vazhdimeve, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Trepça ’89 eliminon Llapin pas vazhdimeve, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sport February 04, 2024 - 16:06
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Llapit, por vetëm pas 120 minutave është kuptuar fituese.

Llapj ka humbur epërsinë e dy golave derisa koha e rregullt u mbyll 2-2, për të fituar vendasit pas vazhdimeve 4-3.

Vetëm pas shtatë minutave lojë Llapi kaloi në epërsi me golin e Adnan Januzit për 0-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të llapjanëve, të cilët edhe pjesën e dytë e nisën më mirë.

Ishte minuta e 57-të e ndeshjes, kur mysafirët realizuan sërish me autor të njëjtë Ahmed Januzin për ta dyfishuar epërsinë.

Megjithatë vendasit u kundërpërgjigjën shpejtë, ku realizuan dy gola brenda 15 minutave në të 63 e 78 për të barazuar shifrat në 2-2.

Në kohën shtesë u shënuan edhe tre gola, dy për mitrovicasit dhe një për Llapin për rezultatin përfundimtar 4-3.

Kësisoj Trepça ’89 shkakton befasi të madhe dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës.