Ballkani, Drita dhe Dukagjini kualifikohen në çerekfinale të Kupës
Sport
February 04, 2024 - 15:11
Lajmet e fundit nga sporti
Ballkani, Drita dhe Dukagjini janë skuadrat e radhës që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani fitoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Vëllaznimit, me golin e bukur të Vesel Limajt.
Drita triumfoi 3:0 ndaj Rilindja 1974, kurse Dukagjini fitoi 1:0 ndaj Dinamos së Ferizajt.
E dueli mes Trepçës’89 dhe Llapit është 2:2 dhe ka shkuar në vazhdime.