Edhe Shpati Zekaj eliminohet nga Grand Slami i Parisit

Edhe Shpati Zekaj eliminohet nga Grand Slami i Parisit

Sport February 04, 2024 - 12:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

Edhe Shpati Zekaj është eliminuar nga Grand Slami i Parisit.

Xhudisti kosovar u eliminua në 1/8 e finales së kësaj gare.

Zekaj humbi luftën me ukrainasin, Anton Savytskiy, pasi mori tri dënime.

Ai garoi në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Kështu, Kosova mbyll pjesëmarrjen në Grand Slamin e Parisit me një medalje të artë të Distria Krasniqit dhe një të bronztë të Akil Gjakovës.