Leverkuseni vazhdon me formën mbresëlënëse, mposht edhe Darmstadin

Leverkuseni vazhdon me formën mbresëlënëse, mposht edhe Darmstadin

Sport February 03, 2024 - 17:50

Bayer Leverkuseni po vazhdon me formë të jashtëzakonshme këtë sezon, teksa tani numëron 20 ndeshje rresht pa humbje në Bundesligë.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso fitoi sot në udhëtim ndaj Darmstadit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të.

Leverkuseni triumfoi me rezultatin 0:2, falë golave të Nathan Tella (33′, 52′).

Granit Xhaka edhe sot ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 88 minuta.

Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 52 pikë, me bilanc prej 16 fitoreve e katër barazimeve, dhe prin në tabelë me dy pikë më shumë se Bayern Munichi.

Darmstad mbetet në pozitën e fundit (18) me 11 pikë të grumbulluara.