Bayern Munichu fiton në në shtëpi ndaj Monchengladbachut

Bayern Munichu fiton në në shtëpi ndaj Monchengladbachut

Sport February 03, 2024 - 17:25

Bayern Munichu ka arritur të fitojë ndaj Borussia Monchengladbachut, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Bundesliga.

Skuadra bavareze triumfoi me rezultat 3-1 në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena”.

Golat për Bayernin i shënuan Pavloviq (45’), Harry Kane (70’) dhe De Ligt (86’), kurse për skuadrën mysafire realizoi Elvedi (35’).

Pas këtij fitore, Bayerni vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 50 pikë të grumbulluara, kurse Monchengladbachu i 13-ti me 21 sosh. /Zëri