Tottenhami barazon në udhëtim te Evertoni

Tottenhami barazon në udhëtim te Evertoni

Sport February 03, 2024 - 15:31

Tottenhami nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Evertoni, për xhiron e 23-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Goodison Park”, përfundoi me rezultat 2-2.

Në epërsi fillimisht kaloi Tottenhami përmes Richarlisonit në minutën e katërt, teksa edhe golin e dytë e realizoi pikërisht Richarlisoni (41’).

Dy golat e Evertonit i realizuan Harrison (30’) dhe Branthwait (90+4’).

Me këtë barazim, Tottenhami mbetet i katërti në tabelë me 46 pikë, kurse Evertoni mbetet në vendin e 18-të me po aq pikë (18). /Zëri