
Zyrtare: Prishtina transferon portierin, Altin Gjokaj
Prishtina ka njoftuar se ka transferuar portierin, Altin Gjokaj.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit, përmes një postimi në Facebook.
Gjokaj ishte së fundmi portier i KF Drenicës. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin bardhekaltër.

Pas iu bashkua Prishtinës, Gjokaj është shprehur si lojtar i Prishtinës.
“I falënderoj drejtuesit e klubit të Prishtinës që më dhanë mundësine të vesh fanellën e klubit më të madh në vend. Jam i hapur për konkurrencë. Kam ardhur t’i tregoj vlerat e mia dhe të tregoj tërë potencialin tim”, u shpreh Gjokaj.
Ai është portier i Përfaqësuese së Kosovës për U21. /Zëri
Postimi i plotë:
Mirë se vjen Altin Gjokaj
18 vjeç, i lindur më 11.11. 2005 në Skenderaj, portier i KF Drenica dhe Përfaqësueses së Kosovës i të gjitha kategorive zinxhir të saj duke filluar nga U15 dhe deri U21, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin më të madh në vend, FC Prishtina.