Mbushet “Air Albania”, tifozët i këndojnë Adem Jasharit

Mbushet “Air Albania”, tifozët i këndojnë Adem Jasharit

Sport November 20, 2023 - 19:54

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë tashmë ka nisur të mbushet, ndërsa tifozët kanë filluar festën, njoftojnë mediat shqiptare.

Image

Të shumtë në numër dhe të veshur kuqezi ata janë në mbështetje të kombëtares, e cila edhe pse tashme e kualifikuar në Euro 2024 synon të marrë edhe një fitore në shtëpi me Ishujt Faroe.

Image

Stadiumi në Tiranë do të jetë i stërmbushur me tifoz për këtë sfidë, sikur në ato paraprake.

Tifozë të shumtë kanë nisur festën me këngë për Adem Jasharin, ish-komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image

Kombëtarja shqiptare renditet e para në Grupin E me 14 pikë, Çekia 12 pikë, Polonia 11, Moldavia 10 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.

VIDEO:

https://m.youtube.com/watch?si=of6y8qPfQJlnVzz7&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2F&source_ve_path=MTY0OTksMjg2NjQsMTY0NTA2&feature=emb_share&v=bMv7-4Sw3mU