Vlerësimi i lojtarëve: PSG 3-0 Milan, Donnarumma më i miri
Paris Saint-Germaini ka fituar ndaj Milanit në kryendeshjen e kësaj mbrëmjeje në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Parisientët triumfuan me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Parc des Princes”. Golat i shënoi Mbappe, Muani dhe Kang-in.
Pas kësaj fitore, PSG-ja është lidere me gjashtë pikë, kurse Milani i fundit me dy sosh.
Në këtë ndeshje, më i miri ishte portieri i PSG-së e ish-portieri i Milanit, Donnarumma që nga “Sofacore” u vlerësua me notën 8.0, i ndjekur nga bashkëlojtarët e tij Waren-Zaire Emery 7.8 e Mbappe 7.7.
Te skuadra kundërshtare më të vlerësuarit ishin Pulisiqi, portieri Mike Mignan me nga 7.5 notën dhe Giroudi me Leaon nga 7.1 notën.
Kurse më i dobëti i kësaj sfide doli të jetë Pierre Kalulu me notën 6.1. /Zeri
Më poshtë "Zëri" ua sjell vlerësimin e të gjithë lojtarët nga websajti "Sofascore".
PSG:

Milan:
