Muriqi shënon në humbjen e Mallorcas 5-3 nga Girona

Muriqi shënon në humbjen e Mallorcas 5-3 nga Girona

Sport September 23, 2023 - 16:24

Vedat Muriqi ka shënuar përsëri për Mallorcan në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligës spanjolle 

Sulmuesi kosovar shënoi golin e parë në këtë ndeshje, të cilin ai e shënoi nga penalltia në minutën e katër. 

Por, pas shënimit të golit ishin vendasit që morën situatën në dorë ku shënuan katër gola. 

Lopez (26’), Dovbyk (33’), Martin (37’) dhe Herrera (45’) shënuan katër golat vetëm në pjesën e parë. 

Edhe në pjesën e dytë u shënuan tre gola. 

Girona shënoi me Savion në minutën e 57 derisa Prats shënoi edhe dy gola në fund të ndeshjes për Mallorcan, një në minutën e 89-të dhe një tjetër në minutën e pestë shtesë të ndeshjes. 

Girona në ndeshjen e radhës pritet që të luajë kundër Villarreal si mysafirë derisa Mallorcan e Muriqit e pret një punë e vështirë ku në shtëpi presin kampionin e La Ligas, Barcelonën.