Yan Sommer flet për lëvizjen e tij tek Interi

Yan Sommer flet për lëvizjen e tij tek Interi

Sport September 08, 2023 - 13:15
Lajmet e fundit nga Sporti

Portieri i ri i Interit, Yan Sommer, ka folur për transferimin e tij tek Interi.

Sommeri iu bashkua “Nerazzurrëve” këtë verë, duke e zëvendësuar Onanën, i cili u largua për në Manchester United.

“Është një sfidë e re dhe të qenit zgjedhja e parë ka dhënë edhe më shumë entuziazëm për këtë fazë në karrierën time”, tha ai për “SRF Sport”, përcjell Zeri.info.

“Ishte një përvojë krejtësisht e re në Bayern, mësova shumë, por tani kam ardhur këtu për të qenë nr. 1”.

Portieri zviceran këtë sezon ka bërë tri paraqitje me Interin në Seria A. /Zeri.info