Ballkani fiton ndaj SC Gjilanit, baras në Podujevë dhe Gjilan

Ballkani fiton ndaj SC Gjilanit, baras në Podujevë dhe Gjilan

Sport September 03, 2023 - 18:14

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës në kuadër të xhiros së katërt.

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani ka arkëtuar nëntë pikë dhe gjendet në vendin e tretë, ndërsa Gjilani është në të tetin me një sosh.

Llapi dhe Prishtina kanë ndarë pikët në barazimin 0-0 në “Zahir Pajaziti”.

Prishtina është e treta me 8 pikë, ndërsa Llapi i katërti me 7 pikë, pas katër xhirosh.

Drita dhe Dukagjini kanë barazuar mes  vete.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan përfundoi me rezultat 2-2.

 Pas këtij barazimi, Drita ndodhet e gjashta me pesë pikë, kurse Dukagjini i teti me dy sosh.