Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet
Sport
September 03, 2023 - 16:56
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet në kuadër të xhiros së katërt të Albi Mall Superligës.
Pjesa e parë e derbit Llapi – Prishtina ka përfunduar 0:0.
Dukagjini ka kaluar në epërsi ndaj Dritës, në ndeshjen që po luhet në Gjilan.
Bujar Shabani ka shënuar golin e epërsisë ndaj Dritës.
Ndërkohë, Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit. Për 1:0 shënoi Albin Berisha në minutën e 15-të.