
Mentor Mazrekaj e mbyll me Laçin: Ishin 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike
Sport
June 06, 2023 - 17:05
Mentor Mazrekaj e ka mbyllur aventurën e tij te Laçi.
Futbollisti i cili ishte pika më e fortë e kurbinasve, kërkon të ketë një tjetër eksperiencë të re në karrierë. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Mazrekaj ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Lacin.
“Ju njoftoj nepermjet ketij postimi qe nga sot nuk jam me pjese e KF Laci.Falenderime te veçanta per Presidentin Pashk Laska dhe Prof Shpetim Duro qe mundesuan rikthkimin tim ne futbollin aktiv.Kane qene 3 vite te mrekullueshme me rezultate historike si kampionatin Shqiptare ashtu dhe ne arenen nderkombetare me kalimin e shume tureve.Falenderime per te gjithe tifozet qe na perkrahen pavarsisht rezultateve.Me shume respekt Mentor Mazrekaj”, shkruan Mazrekaj.