
“Oj Kosovë, oj nana ime” – Milot Rashica e feston në këtë mënyrë titullin e kampionit në Turqi
Sport
June 04, 2023 - 22:40
Galatasarayt i është dorëzuar sonte trofeu i kampionit në Superligën e Turqisë, të cilin e fitoi javën e kaluar.
Galatasaray luajti sonte si vendas, ndaj rivalit lokal Fenerbahce, teksa fitoi me rezultatin 3:0, shkruan Gazeta Express.
Milot Rashica u kursye nga trajneri për këtë ndeshje dhe nuk u aktivizua në lojë.
Pas ndeshjes, në ceremoninë e dorëzimit të trofeut reprezentuesi i Kosovës u pa me flamurin e shtetit tonë, si dhe me flamurin kombëtar shqiptar.
Ai hyri me një këngë patriotike të kënduar nga Shkurte Fejza.
Oj Kosovë oj nana ime! ë@milotrashica ë pic.twitter.com/rIzjWfCE8X
— Kosovan Football ë (@kosovanfooty_EN) June 4, 2023