Bad News Eagles kanë pësuar humbje nga ekipi beeers në turneun kualifikues RES Adriatic League

Bad News Eagles kanë pësuar humbje nga ekipi beeers në turneun kualifikues RES Adriatic League

Sport June 04, 2023 - 20:22

Edhe pse ishin favorit, bNe kanë pësuar humbje të befasishme nga ekipi beeers.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit kundërshtar.

Pas kësaj humbje Bad News Eagles vazhdojnë të jenë pjesë e garës në turneun kualifikues, dhe tani do ta kenë edhe një mundësi nga ‘Lower Bracket’.

Kjo humbje ndaj ekipit beeers nuk ishte aspak e pritshme për shikuesit, pasi ekipi në fjalë nuk janë as të renditur në faqen e HLTV.

Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sangrija, dhe në rast të humbjes do të eliminohet përfundimisht nga gara.