
Ferizaj reagon pas rënies nga Superliga: Shihemi në ditë më të mira
Sport
June 04, 2023 - 19:19
Ferizaj nuk ia doli të qëndrojë më shumë se një sezon në Sueperligën e Kosovës në futboll.
“Ujqit” pësuan humbje sot nga Liria në ndeshjen e barazhit, me prizrenasit që siguruan rikthimin në elitë pas katër vjetësh.
Liria këtë ndeshje e fitoi pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3:0.
Pas kësaj ndeshje ka reaguar edhe Ferizaj përmes faqes zyrtare.
Klubi ferizajas ka falënderuar ata që i qëndruan afër.
Postimi nga FC Ferizaj:
“FC Ferizaj 0 – 0 FC Liria (0-3 pen.)
Faleminderit që na qëndruat afër.
Shihemi në ditë më të mira”.