Ronaldo zbulon diferencën e madhe në Al-Nassr në krahasim me Evropën

Ronaldo zbulon diferencën e madhe në Al-Nassr në krahasim me Evropën

Sport June 02, 2023 - 15:45
Lajmet e fundit nga Sporti

Cristiano Ronaldo ka zbuluar dallimin më të madh për Al-Nassrin në krahasim me Manchester Unitedin, teksa ai përfshin stërvitjen gjatë natës.

Ronaldo ka zbuluar se ka dallime të rëndësishme kulturore kur bëhet fjalë për të luajtur në Arabinë Saudite, në krahasim me kohën e tij në Evropë, ku ai u shfaq për ekipet si Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin, dhe kjo rrjedh nga detyrimi për të stërvitur në mbrëmje nganjëherë

I pyetur nga kanalet e Ligës Pro Saudite (nëpërmjet Arab News) për ndryshimin më të madh në Lindjen e Mesme, portugezi tha: “Një shembull është se në Evropë ne stërvitemi më shumë në mëngjes, por këtu stërvitemi në pasdite ose në mbrëmje dhe në Ramazan stërvitemi në 10 të natës. Pra, kjo është e çuditshme, por siç ju them, këto situata janë pjesë e një eksperience, kujtimesh”.

“Më pëlqen t’i jetoj këto momente sepse mëson me këto gjëra. Është e vështirë, por nuk është asgjë që nuk e kam parë më parë. Përvoja ime e deritanishme është se tifozët sauditë e duan vërtet futbollin dhe pëlqejnë të jetojnë jetën dhe është mirë dhe jam shumë i lumtur tani”.

Ronaldo ishte lidhur me një largim të mundshëm të verës nga Al-Nassri, por ai ka mbyllur çdo bisedë për një largim të mundshëm, duke këmbëngulur se synon të qëndrojë në Arabinë Saudite. /Zeri.info