Zyrtare: Sam Allardyce largohet nga Leeds United

Zyrtare: Sam Allardyce largohet nga Leeds United

Sport June 02, 2023 - 11:46
Lajmet e fundit nga Sporti

Klubi anglez Leeds United ka njoftuar se trajneri Sam Allardyce do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Ishte vetë klubi që përmes një komunikate të lëshuar për medie njoftuan largimin e trajnerit, e që ndodhi me marrëveshje të dyanshme.

“Leeds United dhe Sam Allardyce mund të konfirmojnë se të dyja palët kanë rënë dakord reciprokisht që periudha e Sam në klub të përfundojë pas përfundimit të sezonit 2022/23”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sam iu bashkua “Bardhezinjve” për katër ndeshjet e fundit të sezonit dhe pavarësisht paraqitjeve të forta kundër Manchester Cityt dhe Newcastle Unitedit, objektivi për të qëndruar në Premierligë nuk u arrit.

Allardyce tha: “Ka qenë një nder të menaxhoj Leeds United, një klub i madh me një bazë të jashtëzakonshme tifozësh, të cilët meritojnë të jenë në Premier Ligë. Më ka pëlqyer shumë puna me stafin dhe lojtarët në klub dhe do të doja të falënderoja Angus Kinnear për mundësinë. Do të doja të theksoja gjithashtu punën e jashtëzakonshme të Karl Robinson dhe Robbie Keane, të cilët kanë punuar pa u lodhur gjatë javëve të fundit”.

Leeds Unitedi pësoi rënie nga elita e futbollit anglez, pasi përfundoi në vendin e parafundit në tabelë me 31 pikë. /Zeri.info