Xavi konfirmon qëndrimin e Raphinhas në Barcelonë

Xavi konfirmon qëndrimin e Raphinhas në Barcelonë

Sport June 02, 2023 - 10:13
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri Xavi Hernandez ka konfirmuar qëndrimin e Raphinhas në Barcelonë.

“Raphinha nuk është në treg. Ai do të qëndrojë te Barcelona dhe do të na ndihmojë shumë”, ka thënë trajneri spanjoll.

Legjenda e klubi shtoi se ai është një lojtar vendimtar, teksa bën edhe diferencën.

“Ai është një lojtar vendimtar për mua, por lojtar me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Ai bën diferencën”, ka shtuar Xavi për “Mundo Deportivo”.

Raphinha iu bashkua Barçës në korrik të vitit kaluar, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2027.

Në sezonin e tij të parë në La Liga, braziliani nuk ka arritur të tregojë formën e tij që posedon, pasi në 35 paraqitje ka realizuar vetëm shtatë gola, aq edhe asistime. /Zeri.info