Finalja e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Romës shkon në vazhdime

Finalja e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Romës shkon në vazhdime

Sport May 31, 2023 - 23:02
Lajmet e fundit nga Sporti

Kanë përfunduar 90 minuta në super ndeshjen mes Romës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Europa League.

Dy skuadrat kanë shkuar në vazhdime, pasi rezultati pas dy pjesëve ishte 1 me 1.

Ishin italianët që fillimisht shënuan për 1 me 0 me anë të Paulo Dybala në minutën e 35’të.

Në pjesën e dytë, Gianluca Mancini shënoi një autogol për t’i dhënë barazimin skuadrës spanjolle në 1 me 1.

Kështu dy ekipet tani do t’i luajnë dy pjesë nga 15 minuta në stadiumin “Puskas Arena”.