Bellinghami i thotë lamtumirë Dortmundit

Bellinghami i thotë lamtumirë Dortmundit

Sport May 28, 2023 - 19:27
Lajmet e Fundit nga Sporti

Jude Bellingham u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij në Borussia Dortmund përpara transferimit të tij të afërt në Real Madrid.

Është vetëm çështje kohe para se BellinghamI të jetë lojtar i Real Madridit dhe duket se ai po u thoshte lamtumirë bashkëlojtarëve të tij të Borussia Dortmund të dielën, vetëm një ditë pas dëshpërimit që ishte ndeshja e fundit e Bundesligës. Besohet se të dy klubet kanë arritur një marrëveshje me vlerë 108 milion të garantuara dhe 21 milion shtesë në lidhje me performancën.

Ruhr Nachrichten raportoi se në terrenin stërvitor të Dortmundit më 28 maj, Bellinghami u tha lamtumirë bashkëlojtarëve dhe anëtarëve të stafit të klubit.

Bellingham thuhet se nënshkroi fanella, dhe këpucë për një anëtar të stafit të sigurisë - për 30 minuta.

Besohet se bisedimet përfundimtare midis Real Madridit dhe CEO-së i Dortmundit Hans-Joachim Watzke janë duke vazhduar me një njoftim zyrtar që pritet javën e ardhshme.

Bellinghami ishte golashënuesi më i mirë i Dortmundit në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke asistuar shtatë të tjerë. /Zeri.info

Image