Lukaku: Nëse nuk funksiononte te Chelsea, e dija që ende kisha Interin

Lukaku: Nëse nuk funksiononte te Chelsea, e dija që ende kisha Interin

Sport May 24, 2023 - 15:21
Lajmet e fundit nga Sporti

Romelu Lukaku ka pretenduar se ai gjithmonë e dinte se Interi do t’i dilte në shpëtim nëse gjërat nuk do të funksiononin për të në Chelsea.

Sulmuesi belg u kthye në “San Siro” në verën e vitit 2022 vetëm një vit pasi iu bashkua Chelseat për një tarifë rekord të atëhershëm të klubit prej 100 milionë funtesh.

Ai luftoi për t’u përshtatur me kërkesat taktike të Thomas Tuchelit në Londrën perëndimore, duke çuar në vetëm 15 gola në 44 paraqitje dhe më pas u dërgua përsëri në Inter për një tarifë huazimi prej 6.8 milion eurove, me potencial për shtesa të lidhura me performancën.

Lukaku tani ka sugjeruar se ai kishte gjithmonë një plan rezervë në mendje, nëse gjërat përkeqësoheshin në Chelsea.

“Unë isha i mirë te Chelsea sezonin e kaluar. Por e dija atëherë se nëse nuk funksiononte te Chelsea, unë kisha ende Interin. Kur nënshkrova përsëri, e dija: Unë bëj pjesë këtu. E kam pasur edhe në Anderlecht. Unë e marr seriozisht këtë klub. Unë dua të bëj më të mirën time. Njerëzit këtu e shohin këtë. Të jesh i inkurajuar këtu është gjëja më e mirë që ekziston”, tha ai duke folur për “Het Laatste Nieuws”.

Marrëveshja e huazimit të Lukakut me Interin përfundon në verë dhe CEO i Nerazzurrëve, Beppe Marotta deklaroi se ka një shans “gjashtë nga 10” që ai të kthehet në “Stamford Bridge”. Megjithatë, sulmuesi nuk është i gatshëm për të përkushtuar të ardhmen e tij te Chelsea për momentin dhe këmbënguli se nuk po mendon për një afat të gjatë.

“Do të shohim, unë jetoj nga dita në ditë. Nuk përjetoj asnjë stres apo presion. Duhet të merret një vendim. Kjo është ajo”, tha ai në dokumentarin e Amazon “One for All”. /Zeri.info