
Nënkryetari i Barçës konfirmon kontaktet me Messin për rikthim
Kohëve të fundit është duke u folur shumë për situatën e Leo Messit për një rikthim të mundshëm te Barcelona.
Messi u largua nga Barça në verën e vitit 2021 për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.
Kontrata e argjentinasit i përfundon në fund të sezonit, teksa ai ende nuk ka rënë dakord për vazhdimin e saj, pasi raportohet për një mundësi rikthimi në “Camp Nou”.
Për këtë ka folur nënkryetari i klubit, Rafa Yuste, ku ka konfirmuar për herë të parë kontaktet me lojtarin.
“Ne kemi qenë në kontakt me kampin e Leo Messit. Leo e di se sa shumë e vlerësojmë dhe do të doja që ai të kthehej. Me siguri Messi e do Barçën dhe qytetin, kështu që ne shpresojmë të gjejmë kushtet e duhura për të vazhduar historinë e tij këtu”, ka thënë ai. /Zeri.info
Barça vice president Rafa Yuste: “We’ve been in contact with Leo Messi’s camp. Leo knows how much we appreciate him and I’d love for him to come back” ë #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 31, 2023
“For sure Messi loves Barça and the city, so we hope to find the right conditions to continue his history here”. pic.twitter.com/bUOqNUlQLs