
Otamendi bën tatuazhin e Messit me trofeun e Kupës së Botës
Mbrojtësi argjentinas, Nicolas Otamendi, ka bërë tatuazh trofeun e Messit të Kupës së Botës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë përfundoi koleksionin e tij të medaljeve në mënyrë mahnitëse në Katar 2022, me arritjen e shtatë golave që ndihmoi “Albiceleste” të fitonte trofeun e Kupës së Botë.
Festimet pas triumfit të Kupës janë bërë për disa muaj, me Otamendin që ka shfrytëzuar ta “përjetësojë” atë moment, duke bërë tatuazh në trupin e tij.
Messi ka shprehur krenarinë e tij për tatuazhin e bërë në trupin e një bashkatdhetari, duke thënë: “Pashë shumë gjëra spektakolare që u bënë për shkak të Kupës së Botës, por që një koleg, një mik si Otamendi, duke bërë këtë tatuazh është diçka më shumë se e veçantë!!! Faleminderit shumë Ota!”. /Zeri.info

Gloria Eterna ë pic.twitter.com/RjnpWdZPqe
— Nicolas Otamendi (@Notamendi30) March 30, 2023