Sfida e dytë mes Borës dhe Istogut, sonte

Sfida e dytë mes Borës dhe Istogut, sonte

Sport March 31, 2023 - 12:10
Lajmet e fundit nga Sporti

Sonte (e premte) zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.

Bora dhe Istogu përballen në një sfidë, që pritet të jetë mjaft interesante.

Takimin e parë e fitoi Istogu 85:74. Nëse istogasit fitojnë sonte, do të fitojnë Ligën e Parë dhe sigurojnë hyrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm, ndërsa nëse prishtinasit fitojnë, atëherë do të zhvillohet ndeshja e tretë vendimtare.

Finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm. /Zeri.info