Skandali i radhës nga Gjokoviqi, i mbështet thirrjet “Kosova është Serbi”

Skandali i radhës nga Gjokoviqi, i mbështet thirrjet “Kosova është Serbi”

Sport March 31, 2023 - 09:54
Lajmet e fundit nga Sporti

Tenisti serb Novak Djokoviq ka vazhduar me mbështetjen nacionaliste, këtë herë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Red Star dhe Valencias.

Gjokoviqi ishte i pranishëm në ndeshjen e basketbollit në kuadër të Euroligës, ku Red Star fitoi me rezultat 92:73 ndaj Valencias.

Sidoqoftë, ajo që zuri vëmendjen ishte gëzimi i këtij të fundit kur tifozët po vazhdonin me brohoritjet “Kosova është Serbi”.

Për një moment, Gjokoviqi u pa duke tundur kokën sikurse po e ndiente këngën e pastaj e ngriti edhe grushtin lart për të dhënë mbështetjen e tij.

Për më shumë shikoni videon:

 

 

Kujtojmë se Gjokoviqit gjatë javës së kaluar iu mohua dy herë radhazi hyrja në SHBA.

SHBA-ja kërkon që vizitorët të jenë të vaksinuar dhe të kenë dëshmi për këtë të paktën deri më 10 prill. Kësisoj, Gjokoviqi është tërhequr edhe nga turneu “Indian Wells” për të njëjtën arsye.