Ylli i skuadrës angleze akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Ylli i skuadrës angleze akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Sport March 31, 2023 - 09:00
Lajmet e fundit nga Sporti

Jack Diamond, ylli i skuadrës angleze Sunderland, është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual.

Anësori, 23-vjeçar, është suspenduar pas një sulmi të dyshuar seksual, njofton TheSun.

Policia angleze nisi një hetim dhe e arrestoi atë për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Diamondi ishte i huazuar në League One, te Lincoln City, por kontrata e tij tani është ndërprerë “me efekt të menjëhershëm”.

Klubi i tij vendas tha se ai është pezulluar në pritje të rezultatit të procedurave ligjore.

Një zëdhënës i policisë tha: “Në maj të vitit të kaluar, ne morëm një raport që një grua ishte sulmuar seksualisht brenda një adrese në zonën e Uashingtonit”.

“Menjëherë u nis një hetim dhe më pas një burrë u arrestua”.

“Jack Diamond, 23, nga Fatfield, Uashington, tani është akuzuar për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në South Tyneside në maj”.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe klubi i Sunderlandit.

“Sunderland AFC është njoftuar se është ngritur kallëzim penal kundër Jack Diamond nga Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë. Lojtari është suspenduar me efekt të menjëhershëm, në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor dhe marrëveshja e tij e huazimit në Lincoln City Football Club gjithashtu është ndërprerë”, tha një zëdhënës i klubit.