MKRS-ja dhe Federata e Xhudos nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

MKRS-ja dhe Federata e Xhudos nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Sport March 29, 2023 - 13:50
Lajmet e fundit nga Sporti

Ministria e Sportit dhe Federata e Xhudos së Kosovës kanë nënshkruar sot (e mërkurë) memorandum bashkëpunimi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përcjell Zeri.info.

Ky bashkëpunim do të nisë së zbatuari këtë vit, si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së.

Mehaj, përmes një postimi, u shpreh se me këtë rast po i jepet jetë konceptit të integrimit të arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Zeri.info

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Nga sot me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Xhudos po i japim jetë konceptit të integrimit të arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky koncept që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të filloj së zbatuari gjatë këtij viti si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësojmë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve, pasi programi është ambicioz, me synimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake.

Përmes këtij programi, përveç investimit në përgatitjen e oficerëve dhe ushtarëve, ne po vlerësojmë edhe profesionalizmin e xhudistëve tanë, duke i angazhuar në institucionet tona të sigurisë.