Messi, më afër rikthimit në Barçë

Messi, më afër rikthimit në Barçë

Sport March 29, 2023 - 10:53
Lajmet e fundit nga Sporti

Leo Messi me sa duket është shumë afër rikthimit në Barcelonë.

Kohët e fundit nëpër media të ndryshme po raportohet për një rikthim të mundshëm të shtatë herë fituesit të Topit të Artë në Barcelonë.

E, tani sipas gazetarit Gerard Romero, i cili është i afërt me klubin e Barcelonës, në mëngjesin së të mërkurës, ka raportuar se Messi është gati të shkurtojë pagën e tij dhe ta përshtatë atë me situatën ekonomike të klubit, në mënyrë që të kthehet në klub këtë verë.

E ardhmja e Messit ka qenë në ajër për disa kohë me PSG-në e interesuar për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në qershor dhe Barcelona është në kërkim të një mënyre për ta rikthyer atë, duke respektuar kufizimet ekonomike të vendosura ndaj tyre për shkak të situatës së tyre financiare. /Zeri.info