Kur do të kthehen Thiago, Bajcetiqi dhe Diazi nga lëndimi?

Kur do të kthehen Thiago, Bajcetiqi dhe Diazi nga lëndimi?

Sport March 29, 2023 - 10:29
Lajmet e fundit nga Sporti

Liverpooli është ende duke pritur që një numër i lojtarëve të shërohen nga lëndimi dhe të rikthehen në lojë, në mënyrë që të ndihmojnë ekipin.

Ndërsa kalojmë në javët e fundit të rëndësishme të sezonit të Premierligës, Liverpooli e di se do të ketë nevojë për të gjithë lojtarët.

Liverpooli është duke u përballur me disa mungesa të rëndësishme, pasi lëndimeve që kanë marrë lojtarët.

Sipas “Goal”-it, këto janë më të rejat se kur mund të rikthehen Thiago, Luis Diaz, Stefan Bajcetiq e Calvin Ramsay.

Image

Thiago Alcantara?

Data e pritshme e kthimit: E paqartë, por në rastin më të mirë duket si mesi i prillit.

Image

Luis Diaz?

Ka lajme më të mira në frontin e Diaz, me kolumbianin që ka rifilluar stërvitjen e plotë këtë javë.

Diazi nuk është paraqitur në garë për më shumë se pesë muaj pas problemit të gjurit.

Data e pritshme e kthimit: Duhet të jetë në skuadër për t’u përballur me Manchester Cityn.

Image

Stefan Bajcetiq?

I riu spanjoll ka qenë një shkëndijë e rrallë në një sezon të zymtë, kështu që ishte ndoshta e pashmangshme që ai t'i nënshtrohej një dëmtimi afatgjatë.

Bajcetiqi u lëndua pas humbjes nga Bournemouth në fillim të këtij muaji dhe nuk do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit.

Data e pritshme e kthimit: Parasezon.

Image

Calvin Ramsay?

Reprezentuesi skocez U21 pësoi një lëndim në gju në stërvitje në shkurt dhe nuk do të kthehet në lojë deri në parasezon. /Zeri.info