Messi arrin shifrën e 100-të të golave me Argjentinën, realizon hat-trick ndaj Curacaos

Messi arrin shifrën e 100-të të golave me Argjentinën, realizon hat-trick ndaj Curacaos

Sport March 29, 2023 - 09:25
Lajmet e fundit nga Sporti

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, shënoi një hat-trick kundër Curacaos të martën për të arritur shifrën e 100-të të golave për kampionët e botës.

Messit iu deshën vetëm 37 minuta për të shënuar një hat-trick në një goditje 7-0 ndaj Curacaos të martën mbrëma.

Golat nënkuptojnë se 35-vjeçari është bërë vetëm lojtari i tretë që ka shënuar mbi një shekull në nivel ndërkombëtar, duke iu bashkuar portugezit Cristiano Ronaldo (122) dhe iranianit, Ali Daei (109).

Messi është gjithashtu lojtari i parë i Amerikës së Jugut që ka arritur këtë gjë.

Ai hapi rezultatin në minutën e 20-të për të shënuar golin e tij të 100-të, teksa me hat-trickun e realizuar, ai regjistron 102 gjithsej.

Golat e tjera për kampionët e botës i shënuan Enzo Fernandez, Nicolas Gonzales, Angel Di Maria e Gonzalo Montiel. /Zeri.info