Dardanët: S’duhet të demoralizohemi, ka beteja të tjera për t’u fituar
Foto: Laura Hasani

Dardanët: S’duhet të demoralizohemi, ka beteja të tjera për t’u fituar

Sport March 29, 2023 - 09:14
Lajmet e fundit nga Sporti

Tifogrupi “Dardanët” ka reaguar pas barazimit zhgënjyes të Kosovës ndaj Andorrës, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1.

Golin për Kosovën arriti ta realizoi Edon Zhegrova në minutën e 59-të, mirëpo vetëm dy minuta më vonë Andorra barazoi rezultatin.

Pas ndeshjes, ka reaguar tifogrupi “Dardanët”, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale u shpreh se s’duhet të demoralizohemi, pasi ka beteja të tjera për t’u fituar.

“Nuk duhet të demoralizohemi. Ka beteja tjera për t’u fituar”, shkruhet në postimin e Dardanëve në Facebook. /Zeri.info