Giresse: Mendoj që është shumë herët të flitet se puna është e përfunduar sa i përket kualifikimit

Giresse: Mendoj që është shumë herët të flitet se puna është e përfunduar sa i përket kualifikimit

Sport March 28, 2023 - 23:48
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kosova ka marrë vetëm një pike ndaj Andorrës në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja E zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1.

Golin për Kosovën e realizoi Edon Zhegrova në minuten e 59-të.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Kosovës, Alain Giresse.

“Na ka munguar diqka në fund që të konkretizojmë rastet. Disa vendime të arbritrit nuk ishin të duhura. Ka shumë gjëra që kanë ndikuar që ndeshja të përfundonte me rezultat 1:1. Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante mbrapa. Jemi përgatitur për këtë mënyrë të lojës. Kemi pasur raste por nuk mundëm të thyenim mbrojtjen. Kam kërkuar të luajmë më shpejt. Veprimi I fundit na ka munguar. Kjo ndikoi. Mendoj që është shumë herët të flitet se puna është e përfunduar sa I përket kualifikimit. Qëllimi është që të punoj dhe vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua ajo që ju kënaq juve si vendim”, tha Giresse pas ndeshjes. /Zeri.info