Edon Zhegrova: Ndeshjet e ardhshme duhet të jemi më të vëmendshëm, s’duhet t’i humbim shpresat

Edon Zhegrova: Ndeshjet e ardhshme duhet të jemi më të vëmendshëm, s’duhet t’i humbim shpresat

Sport March 28, 2023 - 23:28
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kosova ka marrë vetëm një barazim ndaj Andorrës në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja E zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1.

Golin për Kosovën e realizoi Edon Zhegrova në minuten e 59-të.

Pas ndeshjes, Zhegrova komentoi lojën, ku tha se ishte dashur të ishte një lojë më agresive, e në ndeshjet e ardhshme të jenë më të vëmendshëm.

“Ia nisëm me neglizhencë, besoj që ishte dashur një lojë më agresive, me presion më të madh, aksione më shumë, por ata u mbrojtëm me 11 lojtar mbrapa, na sulmuan, por në fund ishum pa fat dhe morëm një pike, por besoj se ndeshjet e ardhshme duhet të jemi më të vëmendshëm dhe t’i fitojmë ndeshjet, sepse kështu nuk mund të arrijmë të kualifikohemi nëse luajmë kështu”, tha fillimisht Zhegrova.

Sulmuesi theksoi se nuk duhet t’i humbasim shpresat, pasi vetëm me vetbesim mund t’i fitojmë ndeshjet.

“Jo, unë mendojë se nuk duhet t’i humbim shpresat, përkundrazi duhet të jemi të motivuar sepse vetëm kështu mund t’i fitojmë ndeshjet me vetbesim”, përfundoi Edoni. /Zeri.info