Kosova, vetëm barazim ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”
Foto: Laura Hasani

Kosova, vetëm barazim ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Sport March 28, 2023 - 22:39
Lajmet e fundit nga Sporti

Kosova ka barazuar ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për kampionatin evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me rezultat 1-1.

Fillimisht, ishte Kosova që kaloi në epërsi me anë të golit të Edon Zhegrovës në minutën e 59-të, mirëpo vetëm dy minuta më vonë Andorra barazoi rezultatin për 1-1.

Golin për skuadrën mysafire e realizoi Rosas Ubach.

Dardanët ishin totalisht më dominues, teksa patën raste të shumta, mirëpo pa konkretizim të golit.

Kosova e mbyll muajin mars me barazim në këto kualifikime për “Euro 2024”, teksa renditet e treta me dy pikë në tabelën e grupit I.

Në anën tjetër, Andorra është në një pozitë më poshtë me një pikë. /Zëri.info