Kuka: Medaljet tona qofshin motiv për Kosovën kundër Izraelit sonte në ndeshje futbollistike
Laura Fazliu sot (e shtunë) arriti të fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.
Fazliu u mposht në finale nga britanikja Lucy Renshall, në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke e lëshuar kështu mundësinë që ta fitonte të artën.
Në gjysmëfinale, Laura e mposhti me Ippon australianen Katharina Haecker, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë.
Pas triumfit të Laurës ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka, ku permes një postimi në Facebook u shpreh se medaljet tona qofshin motiv për Kosovën kundër Izraelit sonte për ndeshjet futbollistike.
“Medalja nr tre!Grand Slam TbilisiPrapë e argjendtë. 700 pikë për Lauren, e shkelqyeshme ishte sot! Luftat e barabarta të garuesve tonë,spo lejohet fitorja!Puna do vazhdoj fuqishëm si gjithmonë!Shkojmë tutje …Gara është kualifikuese për Lojëra Olimpike dmth ajka Botërore e jo ndryshe!Tashmë Xhudo i ka 4 Norma Olimpike duke pritur e besuar që edhe boksi e mundja eventualisht të arrijnë Norma Olimpike për Paris!Të punohet ma seriozisht e jo fjalë e llafe edhe në sporte tjera që s paku Norma Olimpike të fitohet! Medaljet tona qofshin motiv për Kosovën kundër Izraelit sonte në ndeshje futbollistike”, shkroi ai. /Zeri.info