Istogu në finale, mposht New Basketin

Istogu në finale, mposht New Basketin

Sport March 21, 2023 - 22:10
Lajmet e fundit nga Sporti

Istogu është skuadra e parë finaliste në Ligën e Parë të Meshkujve. Istogasit edhe në ndeshjen e dytë të “Play-off”-it kanë mundur skuadrën prizrenasve New Basket.

Kësaj radhe me shifrat 97:102. Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 42:28, por më pas istogasit janë rikthyer dhe triumfuan. 

Ndërkohë, ndeshja Bora-Vushtrria ishte edhe më interesante, duke shkuar në dy vazhdime, kurse në fund skuadra prishtinase fitoi 96:92. Kjo bën që fituesi të vendoset në sfidën e tretë dhe vendimtare. 

Fituesi i finales hyn në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm. /Zeri.info